Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Kërkesa e Kinës për qymyrin rus po kompenson sanksionet perëndimore

Kërkesa e Kinës për qymyrin rus po kompenson sanksionet perëndimore

10:22, 20/05/2022
A+ Aa A-

Kina po blen sasi rekord të qymyrit të lirë rus, shkruan CNN.

Në prill, jo vetëm që  ekonomia e dytë më e madhe në botë  bleu më shumë qymyr nga Rusia se kurrë më parë, por eliminoi gjithashtu tarifat e importit për të gjitha llojet e qymyrit, një veprim që analistët thonë se do të përfitojnë kryesisht furnizuesit rusë.

Sipas të dhënave tregtare nga Refinitiv, importet e qymyrit të Kinës nga Rusia pothuajse u dyfishuan midis marsit dhe prillit, duke arritur në 4.42 milionë tonë.

 Rusia ka kaluar Australinë si furnizuesi i dytë më i madh i Kinës që nga viti i kaluar dhe tani përbën 19% të importeve të saj të qymyrit, nga 14% që kishte në mars.

Pavarësisht premtimeve  për të trajtuar krizën klimatike, Kina tani është e përqendruar në nxjerrjen e ekonomisë së saj nga rënia dhe ka nevojë për qymyr për termocentralet dhe për të prodhuar çelik për projektet e infrastrukturës ndërsa Rusia ka nevojë dëshpërimisht për klientë të rinj për lëndët djegëse fosile, pasi Perëndimi vendosi sankisonet ndaj Moskës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco