Scholz: Nuk ka rrugë të shkurtra për hyrjen e Ukrainës në BE - do të ishte e padrejtë për Ballkanin

Scholz: Nuk ka rrugë të shkurtra për hyrjen e Ukrainës në BE - do të ishte e padrejtë për Ballkanin

10:20, 20/05/2022
A+ Aa A-

Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi se përpjekjet e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të përshpejtohen, pavarësisht nga pushtimi rus.

Duke iu drejtuar Bundestag-ut para takimit të liderëve të BE-së, ai tha se nuk kishte "rrugë të shkurtra" për t'u bashkuar me Unionin, duke theksuar se bërja e një përjashtimi në rastin e Ukrainës do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit që gjithashtu duan anëtarësimin.

Më herët, presidenti francez Emanuel Macron paralajmëroi se do të duheshin "dekada" që Ukraina të bëhej anëtare e Bashkimit, me të cilën u pajtua lideri gjerman.

Në prill, Scholz bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të pranimit të Ballkanit Perëndimor - Shqipërisë, BiH, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

"Për vite me radhë, ata kanë ndërmarrë reforma intensive dhe janë përgatitur për hyrjen (në BE)", tha Scholz.

Ai theksoi se “mbajtja e premtimeve që u janë bërë nuk është vetëm çështje e besueshmërisë sonë”.

"Sot, më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesin tonë strategjik," tha Scholz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco