FOTO/ Pamjet më të fundit nga Mariupoli

FOTO/ Pamjet më të fundit nga Mariupoli

09:39, 20/05/2022
A+ Aa A-

Këtu janë disa nga imazhet më të fundit që na janë dërguar nga Mariupol përmes lajmeve.

Image

Një blindë e milicisë së Republikës Popullore të Donetskut qëndronte jo shumë larg fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol dje.

Image

Autobusët mbrëmë duke pritur ushtarakët ukrainas për t'i transportuar nga Mariupol në një kamp paraburgimi në Olyonivka.

Image

Ushtarët ukrainas ulur në një autobus pasi dolën nga fabrika e rrethuar e çelikut në Mariupol, uzina Azovstal.

Pasi Rusia të ketë siguruar Mariupolin, ka të ngjarë që t'i ridislokojë forcat e atjeshme në rajonin e Donbasit, tha Ministria britanike e Mbrojtjesjes duke shtuar se për shkak të presionit nën të cilin janë komandantët rusë, ata ndoshta do ta bëjnë këtë pa përgatitje të mjaftueshme.

Rezistenca e palëkundur ukrainase në Mariupol që nga fillimi i luftës do të thotë se forcat ruse në zonë duhet të ripajisen dhe riorganizohen përpara se të mund të vendosen diku tjetër në mënyrë efektive dhe ky mund të jetë një proces i gjatë nëse bëhet.

Komandantët rusë, megjithatë, janë nën trysni për të përmbushur objektivat operacionale. Kjo do të thotë se Rusia ndoshta do t'i rishpërndajë trupat e saj me shpejtësi pa përgatitjen e duhur, ç'ka e rrezikon shkatërrimin e mëtejshëm të tyre.

Ministria ruse Mbrojtjes ka thënë se afro ,700 luftëtarë ukrainas në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit ishin dorëzuar ditët e fundit, por një numër i panjohur ende ka vazhdon të qendrojë atje brenda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco