Kiev/ Luftime të ashpra në rajonin e Luhanskut, ushtria ukainase rimerr disa zona

Kiev/ Luftime të ashpra në rajonin e Luhanskut, ushtria ukainase rimerr disa zona

22:17, 18/05/2022
A+ Aa A-

Ushtria ukrainase ka raportuar suksese të reja në rajonin përreth Kharkiv. Kjo u bë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Kievit, sipas të cilit ushtria çliroi fshatin Dementievka, afër kufirit rus, ndërsa luftimet po zhvillohen pranë fshatit Dovhenke, rreth 25 kilometra nga Slovyansk.

Luftimet e ashpra po zhvillohen pranë qyteteve Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe afër Sievierodonetsk, në rajonin e Luhansk, ku Forcat Ajrore Ruse ndërhynë në mbështetje të forcave tokësore me bombardime masive, pa arritur, sipas Kievit, përparime të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco