Çfarë po kërkon Turqia, që t'i hapë rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë

Çfarë po kërkon Turqia, që t'i hapë rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë

15:34, 18/05/2022
A+ Aa A-

Në një bisedë të zhvilluar për Bloomberg, tre zyrtarë të lartë të Turqisë në kushte anonimiteti kanë zbuluar kërkesat që Turqia i ka, nëse duan që të përkrahin hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Ankaraja do të kërkojë nga dy shtetet të njohin luftën e Turqisë lidhur me milicët e armatosur kurdë, si në Turqi ashtu dhe në Siri e Irak.

Një prej problemeve më të mëdha brenda Aleancës Veri-Atlantike, pavarësisht që të gjitha shtetet e konsiderojnë PKK-në si organizatë terroriste, është se e kanë përkrahur YPG-në në veri të Sirisë që nuk i fsheh lidhjet e saj me PKK-në.

Turqia kërkon nga Suedia dhe Finlanda jo vetëm që publikisht të dënojnë PKK-në, por edhe organizatat e tjera të lidhura me të, por edhe të rrisin presionin mbi simpatizuesit e PKK-së që qëndrojnë nëpër këto shtete.

Përveç kësaj, do të kërkojë heqjen e kufizimeve për eksportimin e armëve në Turqi që këto shtetet i kishin aplikuar ndaj Turqisë në vitin 2019, pas hyrjes së forcave turke në pjesën veriore të Sirisë me qëllim që ta shtyp YPG-në. Parimi i Turqisë në këtë rast është se nuk do të pranojë në Aleancë shtetet që i vendosin sanksione.

Turqia ka pranuar kthimin e Greqisë në NATO në vitet e 80-ta, pasi që dy vendet zhvilluan luftën e vitit 1974 për shkak të Qipros, dhe nuk dëshiron të përsërit atë që zyrtarët thonë se tani në Ankara konsiderohet si një gabim.

Athina dhe aleatët e saj qipriotë u shfaqën më vonë si pengesa kryesore që bllokuan ofertën e Turqisë në BE, duke hedhur poshtë një votim të OKB-së mbi planin e ribashkimit të Qipros dhe duke u përfshirë në mosmarrëveshjet e vazhdueshme territoriale me Turqinë mbi pjesë të Egjeut dhe Mesdheut.

Për këtë, Turqia dëshiron të zgjedh çështjet e hapura me Suedinë dhe Finlandën, dhe kërkon që këto shtete të deklarohen qartë dhe të shfaqin solidaritetin për Turqinë në luftën kundër grupeve kurde.

Edhe pse Turqia sipas këtyre zyrtare nuk dëshiron që me këto shtete nordike të diskutojë jashtë çështjes së kurdëve, ekziston një listë e dëshirave për që do të mund t’i përmirësonin raportet brenda Aleancës.

Duan që sërish të jenë të kyçur në projektin F-35, duan blerjen e F-16 dhe avancimin e F-16 tjerë që tashmë i përdorin, heqjen e sanksioneve lidhur me sigurimin e sistemit S-400.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia nuk do të mbështet hyrjen në NATO për këto vende, dhe se diplomatët e tyre nuk kanë nevojë të shkojnë në Turqi për të diskutuar për këtë çështje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco