Ushtari rus, 21 vjeç pranon fajin për vrasjen e një civili ukrainas

Ushtari rus, 21 vjeç pranon fajin për vrasjen e një civili ukrainas

14:30, 18/05/2022
A+ Aa A-

Ushtar rus 21-vjeç është deklaruar fajtor për vrasjen e një civili 62-vjeçar në verilindje të Ukrainës në gjyqin e parë për krime lufte.

Komandanti 21-vjeçar i tankeve ruse i mbajtur në Ukrainë akuzohet për vrasjen e një civili 62-vjeçar në fshatin verilindor të Ukrainës, Chupakhivka, më 28 shkurt.

Ai i tha gjykatës se e pranoi fajin. 

Prokurorët ukrainas janë shprehur se Shishimarin dhe katër ushtarakë të tjerë rusë qëlluan dhe vodhën një makinë në pronësi private për të shpëtuar pasi kolona e tyre u vu në shënjestër nga forcat ukrainase.

Ata thanë se Shishimarin u urdhërua nga një tjetër ushtarak për të vrarë civilin për ta penguar atë të raportonte për praninë e rusëve dhe qëlloi përmes dritares së hapur të makinës me një pushkë në kokë civilin i cili ndërroi jetë në vend.

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për mizori dhe brutalitet kundër civilëve gjatë pushtimit dhe tha se ka identifikuar më shumë se 10,000 krime të mundshme lufte. 

Rusia ka mohuar se ka shënjestruar civilët ose përfshirjen në krime lufte dhe ka akuzuar Kievin se i ka organizuar ata për të njollosur forcat e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco