Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Operacioni ‘Iriqi’/ NATO stërvitet se si të sulmojë Rusinë

Operacioni ‘Iriqi’/ NATO stërvitet se si të sulmojë Rusinë

16:03, 17/05/2022
A+ Aa A-

NATO po zhvillon një prej operacioneve më të mëdha ndonjëherë në rajonin e Baltikut.

E pagëzuar me emrin ‘Iriqi’, stërvitja përfshin 10 vende, mes të cilave edhe Finlanda dhe Suedia, të cilat vendosën rishtazi të aplikojnë për t’iu bashkuar aleancës.

Operacioni stërvitor që po mbahet në Estoni, pritet të zgjasë deri më 3 qershor dhe u organizua para nisjes së luftës ruse në Ukrainë.

Megjithatë, mes shqetësimeve në rritje për sigurinë stërvitja po ndiqet me vëmendje të shtuar. 15 mijë trupa do të përfshihen në lojërat e luftës, 64 kilometra nga baza me e afërt ushtarake e Rusisë.

Operacioni, që është më i madhi në vend që prej vitit 1991, synon të simulojë një sulm të mundshëm të Rusisë në Estoni. Rusia, e cila e sheh NATO-n si një kërcënim për sigurinë e vet, ka paralajmëruar për pasoja lidhur me mundësinë e pjesëtarëve të rinj.

Suedia ka qëndruar neutrale për më shumë se 200 vjet, ndërsa Finlanda e cila ndan një kufi prej 1300 km me Rusinë, ka shmangur bashkimin me aleanca ushtarake për të zemëruar fqinjin lindor.

Megjithatë, në një deklaratë ditën e djeshme, presidenti Putin tha se nuk e sheh si kërcënim hyrjen e dy vendeve në NATO, por nëse do të ketë zgjerim të infrastrukturës ushtarake do të jenë të detyruar të reagojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco