Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Si u paralizua Beogradi mbrëmë nga qindra kërcënime me bombë

Si u paralizua Beogradi mbrëmë nga qindra kërcënime me bombë

12:20, 17/05/2022
A+ Aa A-

Kryeqyteti i Serbisë u vu në shënjestër nga një mori kërcënimesh me bombë të hënën, ka thënë policia.

Kërcënimet u bënë kundër shkollave, urave, qendrave tregtare, restoranteve, kopshtit zoologjik të qytetit dhe një ndeshjeje futbolli, duke e ndalur trafikun në orët e pikut në Beograd.

Policia tha në një deklaratë se nuk u gjet asnjë pajisje shpërthyese pas më shumë se 90 kërkimeve të ndryshme dhe nuk u bë e qartë se kush qëndron pas kërcënimeve të dërguara me email.

Gati 100 shkolla fillore u evakuuan pas kërcënimeve si dhe disa restorante, duke përfshirë një dyqan McDonald's dhe qendrat tregtare, kopshtin zoologjik, aeroportin e qytetit, stacionet hekurudhore dhe kompaninë e furnizimit me ujë.

Në shënjestër të një kërcënimi me bombë ka qenë edhe ambasada ruse, raportojnë mediat lokale.

Një ndeshje futbolli e kategorisë së lartë u shty gjithashtu pasi policia kontrolloi stadiumin.

“Edhe pse kërcënimet duken të rreme, ne nuk duhet t'i marrim lehtë,” tha zëvendëskryeministri i parë Branko Ružić.

Linja ajrore kombëtare Air Serbia është përballur me një seri të vazhdueshme kërcënimesh me bomba në fluturimet e saj drejt Moskës në muajt e fundit pasi ishte e vetmja kompani evropiane, përveç avionëve turq, që ka fluturime të rregullta drejt Rusisë, pavarësisht një embargoje të fluturimeve nga shtetet perëndimore.

Serbia mbetet një nga disa shtete evropiane që nuk kanë vendosur asnjë sanksion kundër Kremlinit për pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin pohoi se vendi është "objektiv i një lufte speciale që vjen nga drejtime të ndryshme evropiane".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco