Pokeri i Erdoganit me zgjerimin/ Si po e shantazhon NATO-n

Pokeri i Erdoganit me zgjerimin/ Si po e shantazhon NATO-n

10:41, 17/05/2022
A+ Aa A-

BILD

Beteja e nervave për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO po hyn në raundin tjetër. Pasi u shfaqën shenja të relaksimit në fundjavë, situata po acarohet sërish.

Turqia vazhdon bllokimin! Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të hënën në mbrëmje se Turqia nuk do të miratojë anëtarësimin e planifikuar në NATO.

Delegacionet nga secili vend nuk duhet të lodhen që të shkojnë në Turqi për të bindur qeverinë turke për ofertat e tyre për anëtarësim.

Si po e shantazhin Erdogan NATO-n

Gjithnjë e më shumë po vjen era shantazh ndaj NATO-s, Erdogan kërkon që ‘PO-ja’ e tij të paguhet shtrenjtë. Nuk është çudi: pranimi në aleancën e mbrojtjes duhet të jetë unanim. 29 anëtarë janë pro, vetëm Turqia është kundër. Gjithçka varet nga Erdogani.

Kërkesat e presidentit turk janë tashmë në tavolinë. Mesa duket ai kërkon:

-Ekstradimin e anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) nga Suedia dhe Finlanda.

-Garancitë për heqjen e ndalimit të eksportit të armëve.

Në Finlandë janë 6 anëtarë të dyshuar të PPK, në Suedi thuhet se janë 11 anëtarë.

Në fakt, Erdogan në mënyrë indirekte i përmendi pikërisht këto dy kërkesa në refuzimin e djeshëm.

Ai tha: Nuk mund të pajtohet me pranimin e vendeve që kanë vendosur sanksione ndaj Turqisë. Që do të thotë: Suedia nuk i ka dorëzuar asnjë armë Turqisë që nga viti 2019, për shkak të operacionit ushtarak të Ankarasë në Sirinë fqinje. Ai akuzoi përsëri të dy vendet për mbështetje të ‘organizatave terroriste’.

Javën e kaluar, Erdogan i përshkroi këto dy vende si ‘bujtina të organizatave terroriste’. Finlanda dhe Suedia mbështesin Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit dhe milicinë kurde në Siri.

E thënë më thjeshtë: Erdogan është i qartë për pozicionin e tij të fortë! Nëse ai dorëzohet për anëtarësimin në NATO të këtyre dy vendeve, ai mund të marrë si shkëmbim mes të tjerave dritën jeshile për avionët luftarakë F016 dhe sistemin e mbrojtjes raketore, si dhe mbështetje për luftën e tij kundër grupeve kurde.

Gjërat po lëvizin, edhe pse ngadalë. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri thirrje që të shqyrtohen kërkesat e Turqisë. “Turqia është një aleat i vlerësuar dhe të gjitha shqetësimet e sigurisë duhen adresuar. Në këtë moment historik, ne duhet të qëndrojmë së bashku,” tha ai të hënën në mbrëmje pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Ndërkohë Suedia e ka hapur rrugën e anëtarësimit në NATO me një rezolutë parlamentare, miratimi nga deputetët konsiderohet një formalitet.

Kështu të dyja vendet po heqin dorë nga një traditë e gjatë e mosangazhimit ushtarak. Procesi i pranimit fillon kur Finlanda dhe Suedia të dorëzojnë aplikimet e tyre në selinë e NATO-s në Bruksel.

Finlanda dhe Suedia pritet të aplikojnë për anëtarësim këtë javë. Pas kësaj, 30 shtetet anëtare duhet të firmosin se janë pro anëtarësimit, pasuar nga ratifikimi i protokollit të anëtarësimit.

Çfarë fshihet pas kësaj loje pushteti?

Ka arsye të ndryshme pse Erdogan po paraqitet si një president i ashpër:

-Ai ka nevojë për një sukses të politikës së jashtme, që të duket si një njeri i fortë nga brenda. Në fund të vitit, vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale në Turqi, por inflacioni i shfrenuar prej 70 përqind, situata e keqe ekonomike dhe zhvlerësimi i lirës bëjnë që mbështetja turke për presidentin të pakësohet.

-Erdogan gjithashtu dëshiron të rrisë presionin ndaj Perëndimit, për të dërguar armë në vendin e tij. Kujtojmë se qeveria e Ankarasë porositi një sistem rus të mbrojtjes ajrore S-400 në vitin 2017. Vendimi u prit me protesta nga SHBA dhe NATO. Si pasojë, Turqia u përjashtua nga programi amerikan i avionëve luftarakë.

Çfarë pritet më tej?

Ka të ngjarë që Suedia dhe Finlanda të japin sinjale për të frenuar aktivitetet e PPK në vendet e tyre. Suedia njoftoi të hënën se tani do të kërkonte miratimin e Turqisë.

Një ftesë për Erdoganin, që të takojë presidentin e SHBA, Joe Biden në Uashington mund të ndihmojë. Erdogan mund ta shesë ëktë si një sukses në vendin e tij.

Eksperti i jashtëm gjerman, Alexander Graf Lambsdorff bëri thirrje që Erdogan të heqë dorë nga bllokada e tij. “Finlanda dhe Suedia janë po aq të rëndësishme sa Turqia për sa i përket rëndësisë strategjike të NATO-s,” tha ai për BILD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco