Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

SHBA do t'i kërkojë sqarim Turqisë për kundërshtimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

SHBA do t'i kërkojë sqarim Turqisë për kundërshtimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

09:01, 14/05/2022
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara do t'i kërkojnë sqarime Turqisë për kundërshtimin ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO në një takim këtë fundjavë. 

Të premten, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij "nuk është pro" bashkimit të vendeve nordike me aleancën. 

Komentet e tij treguan se Turqia mund të përdorë anëtarësimin e saj në NATO për të vënë veton ndaj lëvizjeve për të pranuar të dy vendet.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se Uashingtoni "po punon për të sqaruar pozicionin e Turqisë" dhe beson se ka "mbështetje të gjerë" midis anëtarëve të NATO-s që të dy vendet të bashkohen.

Të dy vendet u nxitën të rishikonin traditat e tyre të mos-angazhimit ushtarak për shkak të luftës në Ukrainë. 

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, është planifikuar gjithashtu të takohet këtë fundjavë me homologët e tij në aleancë, përfshirë dhe ministrin e jashtëm turk. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco