Bisedimet për evakuimin në Mariupol janë shumë të ndërlikuara, thotë Zelensky Tymi ngrihet mbi një fabrikë të Hekurit dhe Çelikut Azovstal

Bisedimet për evakuimin në Mariupol janë shumë të ndërlikuara, thotë Zelensky

07:28, 14/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës mbajti fjalimin e tij të zakonshëm natën vonë më herët dhe foli për një sërë temash duke përfshirë situatën në Mariupol, njofton BBC.

Marrja e qytetit-port në jug të vendit është kyç për qëllimet e luftës së Moskës - ai është i pozicionuar strategjikisht dhe kështu ushtria ruse e ka bombarduar atë për muaj të tërë.

Mbrojtësit e fundit të qytetit janë strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal dhe Zelensky tha se një "numër i madh" i të plagosurve duhej të evakuoheshin.

"Negociata shumë komplekse janë duke u zhvilluar për fazën tjetër të misionit të evakuimit - largimin e të plagosurve rëndë dhe mjekëve," tha ai.

"Ne po bëjmë gjithçka për të evakuuar të gjithë të tjerët, secilin nga mbrojtësit tanë," tha Zelensky.

Ai shtoi se Kievi po përdorte "ndërmjetësues me ndikim" në negociata, por nuk dha detaje të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco