Inteligjenca e Ukrainës: Një 'grusht shteti' në Rusi, Putin është sëmurë rëndë nga kanceri

Inteligjenca e Ukrainës: Një 'grusht shteti' në Rusi, Putin është sëmurë rëndë nga kanceri

20:59, 13/05/2022
A+ Aa A-

"Një grusht shteti po zhvillohet në Rusi për të larguar Vladimir Putinin, i cili është i sëmurë rëndë nga kanceri", kjo ishte ajo që raportoi Shefi i Inteligjencës së Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov.

Gjatë një interviste për "Sky News", Budanov tha se humbja në Ukrainë do të sillte largimin e liderit rus dhe shpërbërjen e vendit.

“Ky proces tashmë ka filluar dhe ata po ecin në atë drejtim. A po bëhet një grusht shteti? Po. Ata po lëvizin kështu dhe është e pamundur të ndalohet.

Putin është në  kushte shumë të këqija psikologjike dhe fizike dhe është shumë i sëmurë ", tha ai duke shtuar se udhëheqësi rus ka kancer dhe sëmundje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco