Raketa ruse godet urën strategjike në Odesa

Raketa ruse godet urën strategjike në Odesa

15:15, 02/05/2022
A+ Aa A-

Një raketë ruse ka goditur një urë përtej grykëderdhjes së Dniestrit në rajonin Odesa të Ukrainës jugperëndimore, sipas zyrtarëve lokalë.

Serhiy Bratchuk, zëdhënësi i administratës rajonale të Odesa-s, raportoi sulmin në Telegram, por nuk dha detaje të mëtejshme,

Ura, e cila tashmë është goditur dy herë nga forcat ruse, ofron të vetmen lidhje rrugore dhe hekurudhore në territorin ukrainas me një pjesë të madhe jugore të rajonit të Odesës.

Është pjesë e të vetmes rrugë hekurudhore plotësisht të kontrolluar nga Ukraina për në portet e Ukrainës në Danub, të cilën Kievi e konsideron si një rrugë premtuese për eksporte në një situatë ku portet e Detit të Zi janë të bllokuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco