Krimet e luftës në Bucha/ Lavrov: Dukshëm që janë të rreme

Krimet e luftës në Bucha/ Lavrov: Dukshëm që janë të rreme

22:53, 01/05/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se krimet në qytetin Bucha janë të rreme dhe se kur ushtria ruse u largua nga qyteti, kishte një jetë normale.

“E vërteta është vetëm një, më 30 mars, ushtria u largua nga Bucha, Kryebashkiaku shpalli fitoren dhe qyteti ishte kthyer në një jetë normale.

Pastaj pas tre ditësh filluan t'i tregojnë këta të vdekur, evidente se është false”, tha Lavrov gjatë një interviste për televizionin Rete 4.

Më herët ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kërcënuar Perëndimin me luftë bërthamore. Ai tha se rreziku nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë.

Lavrov tha se Rusia ka armë që nuk janë parë ndonjëherë "të zhvilluara sepse raketat amerikane do drejtohen kundër Rusisë jo kundër Koresë së Veriut".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco