Shtohet misteri për fatin e komandantit të ushtrisë ruse

Shtohet misteri për fatin e komandantit të ushtrisë ruse

19:45, 01/05/2022
A+ Aa A-

Misteri mbizotëron orët e fundit në lidhje me fatin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse.

Sipas informacioneve nga pala ukrainase, gjenerali Valery Gerasimov u plagos pas një sulmi ukrainas në Izium, në rajonin e Kharkiv.

Sipas burimeve në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës dhe burime të tjera, gjenerali rus është plagosur në këmbë. Megjithatë, për momentin nuk dihet nëse lëndimi ka rrezikuar jetën e tij.

Sipas këshilltarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashenko, plagosja e tij ka ndodhur gjatë një shpërthimi në lindje të Ukrainës, konkretisht në selinë ruse të vendosur në Izium.

Sipas këshilltarit të Ministrisë së Brendshme, “dihej se kreu i Shtabit të Përgjithshëm, Gerasimov, ishte në seli për të koordinuar sulmin në Sloviansk”. “Një numër i madh zyrtarësh të lartë rusë në mesin e viktimave janë konfirmuar,” tha Gerasenko.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco