Ambasadorja britanike kthehet në Kiev

Ambasadorja britanike kthehet në Kiev

18:12, 01/05/2022
A+ Aa A-

Ambasadorja britanike në Ukrainë, Melinda Simmons, tha se ndihet “rehat” pasi u kthye në Kiev pavarësisht kërcënimeve ruse kundër diplomatëve në kryeqytetin ukrainas.

Sipas medieve të huaja, ajo mbërriti në Kiev vonë të premten, pas njoftimit se Britania do të rihapë ambasadën e saj në shenjë mbështetjeje për Ukrainën në mes të pushtimit rus.

Simmons tha se megjithëse është e vetëdijshme për rrezikun, thotë se “e ndjen se është vendi i duhur për të qenë prezente”.

Ajo shtoi: “Unë nuk jam duke minimizuar (rrezikun). Nuk po e zvogëloj atë. Duhet ta marrni parasysh, megjithatë unë jam ende këtu.

“(Këtu janë 27 ambasadorë) kështu që këtu edhe shumë diplomatë mund të vihen në cak”.

“Unë gjendem këtu me një nivel të lartë të mbrojtjes së sigurisë dhe duke pasur parasysh atë rrezik të mundshëm, por tani për tani ndihem rehat për të punuar në ato rrethana”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco