‘Nuk keni parë gjë akoma’/ Bill Gates paralajmëron një variant më të rëndë të Covid

‘Nuk keni parë gjë akoma’/ Bill Gates paralajmëron një variant më të rëndë të Covid

15:42, 01/05/2022
A+ Aa A-

Miliarderi Bill Gates ka paralajmëruar se ‘ka më shumë se 5% mundësi’ që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e Covid-19.

‘Nuk dua të dukem pesimist, por ka mundësi që të dalë një variant më i transmetueshëm dhe më vdekjeprurës.

Ka më shumë se 5% mundësi që të ndodhë kjo, kështu që ka 5% mundësi që bota të mos ketë parë gjë akoma’, tha Gates për ‘Financial Times’.

Covid-19 ka vrarë më shumë se 6,2 milionë njerëz në të gjithë botën, që nga marsi i vitit 2020.

Paralajmërimi i Bill Gates vjen pasi kreu i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se njerëzit duhet të kenë ende kujdes nga virusi, duke theksuar se ulja e testimeve në shumë vende mund të çojë në një ‘rilindje’ të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco