Zelensky -ushtarëve rusë: Më mirë të mbijetoni në Rusi se të vdisni në tokën tonë

Zelensky -ushtarëve rusë: Më mirë të mbijetoni në Rusi se të vdisni në tokën tonë

13:50, 01/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po përpiqet të rrisë presionin mbi forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit.

Në fjalimin e tij të natës të shtunën në mbrëmje, ai tha se ata ‘po mbledhin forca shtesë për sulme të reja atje’, por ai kishte një mesazh sfidues të cilin ua drejtoi drejtpërdrejt ushtarëve rusë.

‘Është më mirë për ju të mbijetoni në Rusi se sa të vdisni në tokën tonë’, tha ai.

‘Ne e dimë se komanda ruse po përgatitet për humbje të reja të mëdha. Në ato njësi, personeli i të cilave u dobësua në muajin mars-prill, po rekrutohen njerëz të rinj me pak motivim, pak përvojë luftarake’, deklaroi Zelensky.

‘Çdo ushtar rus mund të shpëtojë jetën e tij’, tha ai.

Presidenti ukrainas potencoi se Ukraina po bënte ‘gjithçka’ për të siguruar kryerjen e një misioni për të evakuuar qindra civilë dhe luftëtarë të bllokuar nga qyteti jugor i Mariupolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco