SHBA: Zjarrfikësit që po luftojnë me flakët në New Mexico po përballen me erëra të forta

SHBA: Zjarrfikësit që po luftojnë me flakët në New Mexico po përballen me erëra të forta

12:32, 01/05/2022
A+ Aa A-

Mbi 1,000 zjarrfikës të mbështetur nga buldozerë dhe avionë luftuan me zjarrin më të madh aktiv në SHBA, pasi erërat e forta e kishin shtyrë atë nëpër disa zona të kontrolluara dhe më afër një qyteti të vogël në veri të New Mexico.

Erërat më të qeta të shtunën ndihmuan në përpjekjet për shuarjen e zjarrit pasi shkulmet e erës e kishin përshpejtuar avancimin e zjarrit në një pikë të atillë premten sa "ne po shikonim marshimin e zjarrit me rreth një milje çdo orë", siç tha Jayson Coil, një zyrtar i operacioneve të zjarrit.

Hiri i fluturuar deri 11 kilometra përmes ajrit kishte rënë mbi Las Vegas, ku popullsia dhe zjarrfikësit po përpiqeshin ta parandalonin zjarrin që të afrohej, tha Mike Johnson, një zëdhënës i ekipit të menaxhimit të zjarrit.

Por menaxherët e zjarrfikësve bënë një paralajmërim për kushtet e erës që priten në ditët në vijim si dhe pasojat nga tymi dhe zyrtarët u kërkuan banorëve të qëndrojnë vigjilentë për urdhra të mëtejshëm të mundshëm evakuimi.

Steëart Turner, një analist i sjelljes ndaj zjarrit me ekipin e menaxhimit të zjarrit, paralajmëroi të shtunën për një "javë shumë kritike" që po vinte me erërat që ishin të parashikuara.

Rrezik më ekstrem nga zjarri parashikohet të dielën për pjesë të New Mexico, Arizona, Nevada dhe Kolorado, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco