‘Gjëra të tilla i kishim parë vetëm në filma’/ ‘Time’ zbulon tentativën e rrëmbimit të Zelenskyt nga rusët

‘Gjëra të tilla i kishim parë vetëm në filma’/ ‘Time’ zbulon tentativën e rrëmbimit të Zelenskyt nga rusët

11:38, 01/05/2022
A+ Aa A-

Revista ‘Time’ ka realizuar një reportazh shumë të gjatë mbi Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku ndër të tjera ka rrëfyer se kur lufta filloi më 24 shkurt, ditët e para të saj, parashutistë rusë mbërritën në Kiev me qëllim rrëmbimin e Zelenskyt dhe familjes së tij, një mision që u anulua vetëm në minutat e fundit.

Që nga fillimi i luftës, Presidenti ukrainas jeton dhe punon në zyrën presidenciale. Siguria në rrugët ngjitur me këtë zyrë është e tillë, sa që fjalëkalimet ndërrohen çdo ditë. Asnjë makinë nuk mund të afrohet atje. Natën e 24 shkurtit, ushtria informoi Zelenskyn se ekipet ruse elitë kishin rënë me parashutë në Kiev për ta vrarë ose për ta rrëmbyer atë dhe familjen e tij.

Image

‘Para asaj nate, ne kishim parë gjëra të tilla vetëm në filma,’ tha Andriy Yermak, shefi i kabinetit të Presidentit. Eskorta presidenciale u përpoq të bllokonte hyrjet e kompleksit me çfarë të mundte, veçanërisht një derë në pjesën e pasme, që e bllokuan me një pirg barrikadash policie dhe kompensatë.

Po atë ditë të parë të luftës, trupat ruse bënë dy përpjekje për të sulmuar kompleksin. Zelensky rrëfeu për ‘Time’ se gruaja dhe fëmijët e tij ishin ende atje në atë kohë. Që nga ajo ditë, megjithë përpjekjet e ekipit të tij dhe të Shteteve të Bashkuara për ta detyruar atë të shkojë në një vend fqinj nga ku do të qeveriste, Zelensky nuk ka pranuar.

Ai ka bërë edhe dalje në front, madje ka vizituar edhe Bucha-n. Në videon e tij të parë, mesazhi ishte i thjeshtë: ‘Ne jemi të gjithë këtu. Ne mbrojmë pavarësinë tonë, vendin tonë’.

Që atëherë, çdo ditë, ai i ka dërguar botës një mesazh në gjuhën e tij amtare dhe në anglisht. Ai ka folur në çdo parlament në Evropë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, madje edhe liderët evropianë kanë nisur të udhëtojnë në Kiev për t’u takuar me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni01/05/2022 13:26

zhelenski eshte nje pupac i bidese dhe pelosit. eshte nje vrases i ukrainasve, nese putini vret e pret per rusine dhe kgb, zhelenski vret e pret per parate qe do vjedhi ne ukraine dhe do i ndaje me amerikanet kjo lufte ska asnje gje grimce nderi apo drejtesie, ska asnje pike virtyti ne asnje nga palet, interesi mbizoteron ne secilen pale dhe ky interes eshte kunder popullit ukrainas, qofte ai pro rus apo pro perendimor, ukraines amerika dhe ruset i futen thiken ne mes. asnje nuk i ka duart e pastra . Kjo lufte eshte thjesht nje operacion i paster biznesi aty ku perplaset amerika me rusine. zhelenskij ka pranuar te luaje kete rol dhe do paguhet per kete rol . ska asnje merite tjeter pervec aktrimit

Shto koment

Denonco