Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Pelosi kryeson delegacionin e parë zyrtar të SHBA në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Pelosi kryeson delegacionin e parë zyrtar të SHBA në Ukrainë që nga fillimi i luftës

10:47, 01/05/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi bëri një udhëtim të paparalajmëruar në kryeqytetin ukrainas të shtunën, duke u bërë zyrtari më i lartë i Shteteve të Bashkuara që takohet me Presidentin Volodymr Zelensky që nga shpërthimi i luftës më shumë se dy muaj më parë.

Zelensky shpërndau një video të dielën e takimit të tij me Pelosin në Kiev dhe falënderoi SHBA-në për mbështetjen e fortë kundër agresionit rus.

Zyra e Pelosit e konfirmoi udhëtimin në një deklaratë të dielën, duke thënë se Kryetarja kishte udhëhequr një delegacion zyrtar të Kongresit në Ukrainë -- i pari që nga pushtimi rus.

"Delegacioni ynë i Kongresit pati mundësinë solemne dhe nderin e jashtëzakonshëm të takohej me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas në Kiev," thuhej në njoftimin për shtyp. "Delegacioni ynë përcolli respektin dhe mirënjohjen tonë për Presidentin Zelenskyy për udhëheqjen e tij dhe admirimin tone për popullin ukrainas, për guximin e tij në luftën kundër shtypjes nga Rusia.”

Me Pelosi ishte drejtues të tjerë të lartë, si  Jim McGovern,  Gregory Meeks,  Adam Schiff, kongresmenia Barbara Lee, kongresmeni Bill Keating dhe kongresmeni Jason Croë.

Delegacioni më pas do të shkojë në Poloni, tha zyra e Pelosit, ku politikanët amerikanë do të takohen me presidentin Andrzej Duda dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

“Kur të kthehemi në Shtetet e Bashkuara, ne do të jemi të të informuar më tej, të frymëzuar thellësisht dhe të gatshëm për të bërë atë që nevojitet për të ndihmuar popullin ukrainas, ndërsa mbrojnë demokracinë për kombin e tyre dhe për botën”, përfundon njoftimi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco