Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Komandanti ukrainas brenda uzinës së çelikut në Mariupol tregon për evakuimin e civilëve

Komandanti ukrainas brenda uzinës së çelikut në Mariupol tregon për evakuimin e civilëve

07:34, 01/05/2022
A+ Aa A-

Ky imazh satelitor tregon pamje nga uzina e çelikut Azovstal, streha e fundit e ushtarakëve ukrainas e cila po shërben gjithashtu si një strehë për civilët në Mariupol të Ukrainës më datë 29 prill.

Image

Disa civilë u evakuuan nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol pasi u vendos armëpushimi, tha një komandant i Regjimentit Azov, një nga ushtarakët ukrainas të bllokuar në uzinë.

Kapiteni Svyatoslav Palamar, Zv.komandanti i Regjimentit Azov, tha se armëpushimi, i cili supozohej të fillonte dje në orën 6 të mëngjesit me orën lokale, filloi në orën 11:00 me orën lokale. "Për momentin, është e vërtetë, të dyja palët e ndoqën regjimin e armëpushimit," tha ai.

Karvani i evakuimit ishte shumë i vonuar, tha ai. “Që nga ora 6 e mëngjesit dje ne kemi pritur të mbërrijë autokolona e evakuimit, e cila mbërriti vetëm në orën 18:25”.

"Ne kemi çuar 20 civilë në pikën e takimit të rënë dakord, të cilët kemi arritur t'i shpëtojmë nga poshtë rrënojat. Këta janë gra dhe fëmijë. Shpresojmë që këta njerëz të shkojnë në destinacionin e rënë dakord, që është Zaporizhzhia, territori i kontrolluar nga Ukraina." tha Palamar.

“Për momentin, operacioni i shpëtimit është duke vazhduar, i kryer nga ushtarakët e Azov - ne i nxjerrim civilët nga poshtë rrënojave”, shtoi ai.

“Këta janë gra, fëmijë dhe të moshuar”, tha ai në një video-mesazh në kanalin Telegram të regjimentit.

“Shpresojmë se ky proces do të zgjerohet më tej dhe do të evakuojmë me sukses të gjithë civilët”, tha ai.

“Sa i përket të plagosurve – atyre njerëzve që kërkojnë kujdes urgjent mjekësor – është e paqartë për ne pse nuk po evakuohen dhe evakuimi i tyre në territorin e kontrolluar nga Ukraina nuk po diskutohet”, shtoi ai.

“Theksoj se ne kërkojmë të garantojmë evakuimin jo vetëm për civilët, por edhe për ushtarakët tanë të plagosur që kërkojnë kujdes mjekësor”.

Në foto: Kapiteni Svyatoslav Palamar në foto sot dhe para luftës.

TASS, agjencia shtetërore e lajmeve ruse, tha më herët të shtunën se një grup civilësh u larguan nga fabrika e çelikut. Një korrespondent në vendngjarje tha për TASS se gjithse dolën 25 persona, përfshirë gjashtë fëmijë nën moshën 14 vjeç. CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur raportimin e TASS.

Mendohet se ka qindra njerëz brenda kompleksit të çelikut, duke përfshirë dhjetëra të plagosur gjatë një bombardimi intensiv rus gjatë disa javëve të fundit.

Imazhet më të fundit satelitore të uzinës tregojnë se shumë prej ndërtesave të saj janë kthyer në gërmadha.

Mbrojtësit e uzinës Azovstal thanë se sulmet e së mërkurës mbrëma kishin goditur spitalin e improvizuar brenda kompleksit, duke e shtuar shumë numrin e të plagosurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco