Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Pamje tronditëse nga masakra në Ukrainë/ Ata thjesht donin të iknin

Pamje tronditëse nga masakra në Ukrainë/ Ata thjesht donin të iknin

11:54, 08/04/2022
A+ Aa A-

KUJDES: PAMJE TE RENDA

BILD

Ata thjesht donin të largoheshin në vend të sigurt- por u sulmuan në mënyrë tinëzare.

Terror me raketa mbi refugjatët.

Sipas të dhënave zyrtare, dhjetëra persona janë vrarë dhe plagosur në sulmin mbi një stacion treni në qytetin lindor Kramatorsk të Ukrainës.

Janë të paktën 30 viktima dhe 100 të plagosur, tha drejtori i hekurudhës, Olexander Kamischyn. Shumë të tjerë pritet të evakuohen.

Dy raketa goditën godinën prej nga nisen trenat e evakuimit nga lindja e Ukrainës drejt zonave më të sigurta në perëndim të vendit.

Përpara sulmit, një reporter i AFP tha se kishte parë qindra njerëz duke pritur në stacion. Rusia ka deklaruar se tani e tutje, operacionet e saj ushtarake do fokusohen te ‘çlirimi’ i rajonit të Donbasit në lindje të vendit.

Për këtë arsye, autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që të largohen drejt perëndimit.

Sipas guvernatorit të rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko, mijëra njerëz ishin në stacion në kohën e sulmit. Ai publikoi një foto ku duken dhjetëra trupa të shtrirë në tokë, pranë çantave dhe valixheve.

“Fashistët rusë e dinin shumë mirë se ku po qëllonin dhe se çfarë donin: të mbjellin panik dhe frikë, duke goditur sa më shumë civilë të jetë e mundur”, tha Kyrylenko.

Për ironi, në raketën e rusëve lexohet: Për fëmijët. Kjo do të thotë se rusët e qëlluan raketën për të mbrojtur fëmijët në Donbas.

Qëlluan një raketë për të vrarë fëmijë në Ukrainë.

ImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco