Lajmi i fundit

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit

VIDEO/ Drita misterioze pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.3 që goditi Japoninë! Pritet cunami

VIDEO/ Drita misterioze pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.3 që goditi Japoninë! Pritet cunami

17:11, 16/03/2022
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 goditi brigjet e Fukushimës në Japoninë veriore, mëngjesin e kësaj të mërkure, duke shkaktuar panik dhe paralajmërim për cunami.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti goditi në thellësinë 36 milje në det në orën 23:38 me orën lokale dhe lëshoi një paralajmërim për cunami në Miyagi dhe Fukushima. 

Besohet se një tërmet fillestar me magnitudë 6.4 ka goditur në orën 23:36 me orën lokale, i cili u pasua dy minuta më vonë nga tërmeti me magnitudë 7.3, sipas USGS.

Televizioni kombëtar NHK tha se cunami mund të ketë arritur në disa zona tashmë.

Rreth 6,820 njerëz njoftohet se janë evakuuar nga Watari Town në Miyagi, sipas faqes lokale të lajmeve NHK./ Dailymail/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco