Dreqin! Francezi po përdor algat për ta bërë birrën blu!

Dreqin! Francezi po përdor algat për ta bërë birrën blu!

13:49, 04/02/2022
A+ Aa A-

Prodhuesi francez i birrës ka filluar të përdorë algat me një pigment natyral për ta kthyer birrën e tyre në ngjyrë blu.

Birra, me emrin e markës "Line", është rezultat i një lidhjeje midis një firme që dëshiron të popullarizojë algat si një shtesë diete, dhe një fabrike birre artizanale aty pranë që po kërkonte një mënyrë për t'i bërë pijet e saj më të dallueshme. .

Birra po shitet mirë, tha Sebastien Verbeke, një punonjës i Hoppy Urban Brew, që prodhon pijen. "Ka një interes të madh dhe kuriozitet nga ana e publikut," tha ai.

Ngjyra blu vjen nga spirulina, një algë që rritet në pellgje nga një kompani e quajtur Etika Spirulina në Francën veriore.

Përbërësi i spirulinës që i jep ngjyrën blu, i quajtur phycocyanin, i shtohet birrës gjatë procesit të zierjes.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco