Nga sot, vaksina e detyrueshme në Austri

Nga sot, vaksina e detyrueshme në Austri

13:48, 04/02/2022
A+ Aa A-

Austria u bë sot vendi i parë në Evropë që futi vaksinimin e detyrueshëm për qytetarët e rritur, pasi presidenti Alexander Van der Belen nënshkroi ligjin.

Masat gjithëpërfshirëse në Austri do të rezultojnë me gjoba prej 600 euro pa certifikatë vaksine apo përjashtim. 

Kontrolli nëse është respektuar vaksinimi i detyrueshëm fillon më 15 mars.

Në fund të vitit të kaluar, Austria njoftoi futjen e vaksinimit të detyrueshëm dhe ligji u miratua në janar.

Por, ky vendim tashmë ka hyrë në fuqi, duke qenë se presidenti i Austrisë, Alexander Van der Belen, e ka nënshkruar ligjin vetëm sot.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco