FOTO/ SHBA blindon Ukrainën, dërgon raketa me 'emrin e Putinit mbi to'

FOTO/ SHBA blindon Ukrainën, dërgon raketa me 'emrin e Putinit mbi to'

13:00, 26/01/2022
A+ Aa A-

SHBA ka dërguar një sasi gjigante armatimesh në Ukrainë.

Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për 200 milionë dollarë armatime, ku përfshihen raketat e famshme anti-tank Javelin, raketahedhëse dhe të tjera pajisje ushtarake.

Gazeta ironizon duke thënë se raketat Javelin kanë emrin e Putinit mbi to, pasi Ukraina po bëhet gati për një pushtim të mundshëm rus.

Tre avionët amerikanë janë ulur në Kiev për të sjellë armatimin, që është pjesë e një donacioni ushtarak amerikan me vlerë 2.5 miliardë dollarë.

Edhe vende të tjera perëndimore kanë dërguar armatim në Ukrainë, ndërsa ekspertët thonë se kjo luftë do kishte kosto të mëdha për Rusinë dhe mund t’i kushtojë postin Vladimir Putinit.

Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi se SHBA mund të vendosë sanksione personale ndaj presidentit rus, Vladimir Putin nëse Rusia pushton Ukrainën.

Por Rusia reagoi duke thënë se këto kërcënime janë pa vlerë, pasi zyrtarët e lartë rusë nuk lejohen të kenë asete jasht vendit.

Rusia ka vendosur mbi 100 mijë trupa në kufirin me Ukrainën.

Biden tha se nëse Rusia pushton Ukrainën, ky do jetë “pushtimi më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore dhe do të ndryshojë botën”.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco