Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Publikohen FOTO-t e municioneve ushtarake që SHBA ka dërguar në Ukrainë

Publikohen FOTO-t e municioneve ushtarake që SHBA ka dërguar në Ukrainë

12:44, 26/01/2022
A+ Aa A-

Ndërkohë që tensioni rritet mes Rusisë dhe Ukrainës, SHBA ka filluar të ofrojë ndihmë ushtarakë Ukrainës ashtu siç ka premtuar.

Ndërsa dërgesa e parë e armëve dhe municioneve ushtarake u krye të shtunën, një tjetër avion është ulur sot në Kiev.

Forcat Ajore të SHBA ka ndarë imazhe të ndihmës ushtarake të ofruar.

Në pamjet e publikuara shihen paleta me municion, armë dhe pajisje të tjera të dërguara në Ukrainë.

''Shtizat në Kiev! Një ngarkesë e re me ndihma sigurie - hedhës dhe raketa - me një peshë totale prej rreth 80 tonësh. Presim së shpejti ardhjen e 4-tës nga tufa e madhe e zogjve. Falë partnerit tonë’ ka shkuar në postim ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov. 

Image

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar më shumë se 5.4 miliardë dollarë në total për Ukrainën që nga viti 2014, duke përfshirë asistencën e sigurisë dhe jo-sigurisë. 

Shuma totale e ndihmave të dërguara nga SHBA-të, të cilat i dhanë më shumë se 650 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës vitin e kaluar, që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë, arrin në 2.7 miliardë dollarë.

Ndërsa SHBA vazhdon të dërgojë ndihma, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha sot se numri i trupave ruse të dislokuara përgjatë kufirit të vendit të tij përbën kërcënim për Ukrainën.

"Numri i trupave ruse të grumbulluara përgjatë kufirit me Ukrainën është i madh, ky është një kërcënim për Ukrainën. Megjithatë, ndërsa flasim tani, ky numër është i pamjaftueshëm për një ofensivë në shkallë të plotë kundër Ukrainës ," u tha Kuleba gazetarëve.

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se nëse Rusia pushton Ukrainën, ata do të vendosin sanksione ndaj presidentit rus Vladimir Putin. 

Në deklaratën e bërë nga Kremlini për këtë temë, thirrja në fjalë u cilësua si “politikisht shkatërruese ”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco