Melania Trump nxjerr kapelen e saj në ankand dhe bëhet viktima e fundit e përplasjes së kriptomonedhës

Melania Trump nxjerr kapelen e saj në ankand dhe bëhet viktima e fundit e përplasjes së kriptomonedhës

10:56, 26/01/2022
A+ Aa A-

Melania Trump e nisi vitin 2022 duke njoftuar se do të nxirrte në ankand një kapele, së bashku me dy artikuj të tjerë, me një ofertë fillestare të ulët prej 250,000 dollarësh. Faqja e saj e internetit, MelaniaTrump.com, lejonte që ofertat të bëheshin vetëm në kriptomonedhë. Mbajeni mend këte. Kjo do të jetë e rëndësishme.

Ajo e quajti koleksionin e ankandit "Kreu i Shtetit". Ai përfshinte kapelën e bardhë me strehë të gjerë të bërë me porosi që e kishte vënë për t'u takuar me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe gruan e tij, Brigitte, gjatë vizitës së parë shtetërore të Trump në Shtëpinë e Bardhë në prill 2018 - me autograf .

Një vit pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump po e ringre veten si një sipërmarrëse. Në një largim të madh nga zonjat e para të mëparshme - por në përputhje me trajektoren e saj të biznesit përpara se burri i saj të bëhej President, kur ajo licencoi emrin e saj në linjat e bizhuterive dhe kujdesit të lëkurës - ajo po e ringjall markën e saj personale për përfitime monetare.

Megjithatë, ky plan ka një “çamçakëz” që iu ngjit papritur: rrëzimin masiv të kriptomonedhës.

"Një pjesë e të ardhurave të nxjerra nga ky ankand do t'u sigurojë fëmijëve kujdestarë akses në arsimin e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë," thuhet në një  njoftim të vogël në faqen e internetit të ankandit. Pjesa tjetër, me sa duket, do t'i shkojë vetë Trump.  Po zyra e Trump nuk iu përgjigj pyetjeve se sa nga të ardhurat do të dhurohen dhe për cilën bamirësi.

Ankandi pranonte oferta vetëm në kriptovaluta, e cila ka marrë vëmendje javën e fundit, pasi bitcoin ra 20% dhe Ethereum 30%. E vetmja kriptomonedhë e pranuar në faqen e internetit të Trump është Solana (SOL), e cila ka qenë një nga më të goditurat, duke rënë me më shumë se 40% gjatë javës së kaluar.

Blockchain Solana (një bazë të dhënash e shpërndarë që ruan një rekord të sigurt dhe të decentralizuar të transaksioneve dixhitale) gjithashtu pati një ndërprerje të premten dhe të shtunën, duke e shtuar më tej rënien e tij të lirë. Sikur ky ankand të ishte zhvilluar në dhjetor 2021, Trump do të kishte pranuar oferta në Solana gjatë një rritjeje në të cilën vlera e tij ishte rritur 11,150% që nga fillimi i vitit.

Në vend të kësaj, në një kthesë të çuditshme ngjarjesh - ose ndoshta një seri defektesh teknike - ankandi i Trump u duk se mbyllej herët në mëngjes të së martës (një ditë më herët se sa reklamohej në uebsajt) me kapelën dhe shtojcat  për 160,218 dollarë, ose rreth 90,000 dollarë më pak se çmimi i kërkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco