Boris Johnson mund të bëhet i pari kryeministër që merret në pyetje

Boris Johnson mund të bëhet i pari kryeministër që merret në pyetje

09:56, 26/01/2022
A+ Aa A-

Të shkarkohesh për shkak të festave gjatë izolimit të koronavirusit?

Një skenar i paimagjinueshëm në Shqipëri, por që po bëhet realitet në Britaninë e Madhe.

Kryeministri i këtij vendi, Boris Johnson rrezikon të humbasë postin e madje të mbyllë karrierën politike për shkak të festave që bënte gjatë izolimit.

Jo vetëm kaq. Sipas Daily Mail, Boris Johnson mund të bëhet i pari kryeministër që merret në pyetje nën paralajmërim policor.

Një raport hetimor në lidhje me këtë skandal pritet të publikohet së shpejti.

Mësohet se hetuesit e shërbimit civil kanë arritur të identifikojnë të paktën tetë festa nga stafi kryeministror. Po ashtu, kryehetueses Sue Gray i është dorëzuar edhe një numër fotosh të kryeministrit pranë disa shisheve me verë.

Policia thotë se po heton mundësinë e thyerjes së rregullave të izolimit nga kryeministria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco