FOTOLAJM/ 52-vjeçarja ukrainase armatoset me snajper për luftë

FOTOLAJM/ 52-vjeçarja ukrainase armatoset me snajper për luftë

09:46, 26/01/2022
A+ Aa A-

Një ukrainase, nënë e tre fëmijëve, u fotografua e armatosur me një armë të madhe, gati për luftë me Rusinë.

Sipas Daily Mail, Mariana Zhaglo është 52 vjeç dhe është një nga mijëra civilë në Ukrainë që po përgatiten për luftë.

Zhaglo punon në fushën e marketingut, por thotë se është gati të bëjë gjithçka për të mbrojtur vendin e saj.

“Si nënë, nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet e Ukrainës, ose që këto kërcënime t’u ngelen atyre. Është më mirë që ta zgjidhim tani këtë çështje,” tha ajo.

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë mbeten të larta. Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar se në rast të një pushtimi, do ketë sanksione edhe mbi vetë presidentin rus, Vladimir Putin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco