Ukraina: Udhëheqësit perëndimorë deklarojnë unitet kundër kërcënimit të Rusisë

Ukraina: Udhëheqësit perëndimorë deklarojnë unitet kundër kërcënimit të Rusisë

07:48, 25/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se ka "unanimitet të plotë" me liderët evropianë lidhur me grumbullimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

Presidenti Biden zhvilloi një video-telefonatë me aleatët evropianë të hënën, ndërkohë që fuqitë perëndimore synojnë një strategji të përbashkët kundër veprimeve të Rusisë.

Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar Rusinë për sanksione "të shpejta" dhe "të pashembullta" nëse ndodh një pushtim.

Rusia nuk e pranon se ka plane për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar rreth 100,000 ushtarë.

Të bashkuar me SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar në këtë  komunikim ishin edhe liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe BE-së. Gjithashtu telefonoi edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

"Kam pasur një takim shumë, shumë, shumë të mirë - unanimitet total me të gjithë liderët evropianë," tha zoti Biden më pas.

Një zëdhënës i Downing Street tha se liderët "ranë dakord për rëndësinë e unitetit ndërkombëtar përballë armiqësisë në rritje ruse".

Nëse ndodh një pushtim në Ukrainë, udhëheqësit ranë dakord se "aleatët duhet të marrin përgjigje të shpejta ndëshkuese, duke përfshirë një paketë të paprecedentë sanksionesh".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco