Hoqi maskën e oksigjenit dhe nguli këmbë se nuk e kishte COVID, vdes i riu në Itali

Hoqi maskën e oksigjenit dhe nguli këmbë se nuk e kishte COVID, vdes i riu në Itali

18:39, 24/01/2022
A+ Aa A-

Një 28 vjeçar ka ndërruar jetë nga Covid-19 pasi hoqi maskën e tij të oksigjenit dhe këmbënguli se nuk e kishte sëmundjen, ndërsa po trajtohej në një spital në Itali .

I riu i quajtur Luigi Cossellu mohoi ekzistencën e Covid-19 dhe kishte refuzuar të merrte vaksinën.

Mjekët tha se gjendja e 28-vjeçarit ishte e rëndë sapo ai mbërriti në spital në jug të Romës.

Megjithatë, Cossellu refuzoi trajtimin dhe hoqi maskën e tij të oksigjenit.

Mjekët ishin në gjendje ta bindnin të vendoste përsëri maskën, por ishte shumë vonë. Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai iu nënshtrua sëmundjes në ditën e pestë në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco