‘Më shumë se 80 tonë armë’! SHBA ‘blindon’ Ukrainën

‘Më shumë se 80 tonë armë’! SHBA ‘blindon’ Ukrainën

08:15, 24/01/2022
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, deklaroi se kontingjenti i dytë i armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbërriti në Ukrainë në kuadër të ndihmës mbrojtëse, vlera e të cilave është 200 milionë dollarë.

Uashingtoni ka thënë se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mes të shqetësimeve nga Kievi dhe aleatët perëndimorë mbi grumbullimin e trupave ruse në kufirin e Ukrainës.

“Një tjetër zog në Kiev! Më shumë se 80 tonë armë për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës nga miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara! Dhe ky nuk është fundi”, ka shkruar Reznikov në Tëitter.

Pjesa e parë e rreth 90 tonëve ndihma ushtarake amerikane, përfshirë municionet, mbërriti në Ukrainë të shtunën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

korcari 24/01/2022 10:41

deshet lufte keta jane te majtet ne usa vetem lufte mbjellin por ta dini se me ruset jo amerika te veje por ee gjith bota te mblidhet tja hani karin

Shto koment

Denonco