‘Një dem nuk bëhet mbret’/ Gazetarja turke arrestohet për fyerje ndaj Erdogan

‘Një dem nuk bëhet mbret’/ Gazetarja turke arrestohet për fyerje ndaj Erdogan

15:11, 23/01/2022
A+ Aa A-

Një gjykatë turke ka arrestuar gazetaren e njohur Sedef Kabash për fyerje ndaj presidentit të vendit Recep Taip Erdogan.

Policia i shkoi në shtëpi gazetares turke pas një deklarate që ajo bëri në një televizion ku citoi një shprehje që në mënyrë indirekte godiste presidentin turk Erdogan.

 ‘Ka një fjalë të urtë shumë të famshme që thotë se një kurore ne koke e ben njeriun me te zgjuar, por ne e shohim se kjo nuk është e vërtetë’, tha ajo në kanalin Tele1. ‘Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat, por pallati shndërrohet ne nje stalle lopesh’, deklaroi gazetarja turke.

Akuza per fyerjen e presidentit ne Turqi parashikon një dënim me burg nga një deri në katër vjet.

Zedhenesi i shtypit te presidentit Erdogan, Fahrettin Altun i përshkroi komentet e saj si ‘të papërgjegjshme’.

Në deklaratën e saj në gjykatë, zonja Kabash mohoi se kishte synim të fyente presidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco