Piku i pandemisë, kryeministrja e Zelandës së re anulon dasmën e saj

Piku i pandemisë, kryeministrja e Zelandës së re anulon dasmën e saj

14:35, 23/01/2022
A+ Aa A-

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka anuluar dasmën e saj pasi njoftoi kufizime të reja për Covid-in.

I gjithë vendi është vendosur nën nivelin më të lartë të kufizimeve për luftimin e pandemisë pas një shpërthimi të variantit Omicron.

Kufizimet përfshijnë mos lejimin e më shumë se 100 personave të vaksinuar të marrin pjesë në evente dhe mbajtjen e maska ​ve në dyqane dhe në transportin publik.

‘Unë nuk jam ndryshe nga mijëra qytetarë të tjerë të Zelandës së Re që kanë pasur ndikime shumë më shkatërruese nga pandemia, gjëja më e rëndë e të cilave është paaftësia për të qenë pranë një familjari kur ishin të sëmurë rëndë’, tha kryeministrja.

Kufizimet e ashpra u vendosën pas konfirmimit të një vatre me 9 raste me Omicron në Zelandën e Re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco