KUJDES pamje të rënda/ Po ndiqej nga policia, motoristi aksidentohet për vdekje ‘live’

KUJDES pamje të rënda/ Po ndiqej nga policia, motoristi aksidentohet për vdekje ‘live’

13:09, 23/01/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Los Anxhelos, ku një motorist është përplasur për vdekje teksa pamjet ishin live para milionave shikues.

Bëhet me dije se motoristi, i cili ishte në një moshë të re po ndiqej nga disa patrulla policie ndërsa një helikopter i policisë po transmetonte gjithçka live për mediat.

Shpejtësia e motorit me të cilin ai po udhëtonte ishte tepër e madhe, teksa në një kryqëzim ai u përplas me një makinë duke gjetur vdekjen në vend.

Ndërkohë të plagosur mbetën edhe shoferi i makinës dhe dy pasagjer të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco