Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Bisedime me talebanët në Oslo, sot me shoqërinë civile, më pas me diplomatë perëndimorë

Bisedime me talebanët në Oslo, sot me shoqërinë civile, më pas me diplomatë perëndimorë

12:08, 23/01/2022
A+ Aa A-

Një delegacion taleban, i pari që vizitoi Evropën pas kthimit në pushtet të fondamentalistëve islamikë në Afganistan, filloi sot diskutimet me anëtarët e shoqërisë civile afgane në Oslo, duke u fokusuar veçanërisht në të drejtat e njeriut, tha qeveria norvegjeze.

Delegacioni me përfaqësues të qeverisë islamike, i udhëhequr nga ministri i Jashtëm Amir Khan Mutaqqi, planifikon t’ia kushtojë takimin e parë nga tri ditët e vizitës së tij me aktiviste dhe gazetare feministe, para takimit me diplomatët perëndimorë të hënën dhe të martën.

Në qendër të bisedimeve është kriza humanitare në Afganistan dhe respektimi i të drejtave të njeriut, veçanërisht i grave, si kusht për kthimin e mundshëm të ndihmës ndërkombëtare, e cila financoi 80% të buxhetit afgan.

 ‘Emirati Islamik ka ndërmarrë hapa për të përmbushur kërkesat e botës perëndimore dhe ne shpresojmë të forcojmë marrëdhëniet tona diplomatike me të gjitha vendet, duke përfshirë vendet evropiane dhe Perëndimin në përgjithësi’, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid për AFP-në një ditë më parë. Talebanët duan të ‘transformojnë atmosferën luftarake në një situatë paqësore,’ shtoi ai.

Këto diskutime ‘nuk përbëjnë një legjitimitet apo njohje të talebanëve’, këmbënguli kreu i diplomacisë norvegjeze, Anniken Huitfeldt, ndërkohë që asnjë vend nuk e ka njohur ende qeverinë talebane.

 ‘Por ne duhet të flasim me autoritetet që aktualisht drejtojnë vendin. Nuk mund të lejojmë që situata politike të çojë në një fatkeqësi humanitare edhe më të madhe’, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco