Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

ShBA braktis Ukrainën/ DASh urdhëron evakuimin e personelit të ambasadës, hapet rruga për agresionin rus

ShBA braktis Ukrainën/ DASh urdhëron evakuimin e personelit të ambasadës, hapet rruga për agresionin rus

21:31, 22/01/2022
A+ Aa A-

Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar familjarët e personelit të ambasadës që jetojnë në Ukrainë, të fillojnë evakuimin e shpejtë që të hënën.

Sipas një burimi nga një zyrtar i shtetit, Departamenti pritet gjithashtu t'u thotë amerikanëve që jetojnë në Ukrainë, se javën e ardhshme duhet të largohen përmes fluturimeve komerciale, raporton DailyMail.

Urdhri vjen pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u takuan të premten në Gjenevë për bisedime të vështira mbi krizën në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka parashikuar një luftë "në shkallë të gjerë" me Rusinë nëse superfuqia përpiqet të pushtojë qytetin industrial të Kharkiv-it, i cili ai beson se është një objektiv për shkak të popullsisë së tij të madhe rusisht-folëse.

Në një përpjekje për të parandaluar një luftë të afërt me Ukrainën, Blinken tha se nuk kishte 'asnjë përparim' në bisedimet me ish-rivalin e Shteteve të Bashkuara të Luftës së Ftohtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI22/01/2022 22:33

A DUHEN BESUAR KETA BQ SOROSIANE TE QEVERISE SE SHBA??!!!! KJO ESHTE SHBA???!!!

Shqiptaro-Amerikani22/01/2022 22:29

BESOJINI PO TE DONI QEVERISE SOROSIANE TE SHBA!!! JA KJO ESHTE AMERIKA SOT! KJO QEVERI AMERIKANE DERI ME SOT KA TREGUAR QE ESHTE "E FORT" VETEM ME DR. PROF. SALI BERISHEN!! AMERIKA TE BEN COPA, TE SHPALL NON-GRATA PA ASNJE FAKT, NDERKOHE QE IKEN E TURPERUAR DHE ME BISHT NDER SHALE NGA AFGANISTANI DUKE IA DOREZUAR ME TURP TALEBANEVE!! DHE TANI JU PRISNI QE KJO QEVERI AMERIKANE SOROSIANE TE PERBALLET ME RUSINE???!!!!

Shto koment

Denonco