Tërhiqet Berlusconi, nuk do të kandidojë për president të Italisë

Tërhiqet Berlusconi, nuk do të kandidojë për president të Italisë

20:54, 22/01/2022
A+ Aa A-

Silvio Berlusconi ka hequr dorë nga kandidatura e tij si president i ardhshëm i Italisë.

85-vjeçari, i cili hyri në politikë 30 vjet më parë kërkoi para pak kohësh të marrë edhe pozitën më të lartë të shtetit, atë të presidentit.

Mandati i kreu aktual i shtetit, Sergio Mattarella përfundon në 3 shkurt dhe ai nuk ka shpallur kandidaturën për një mandat të dytë.

Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës.

Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri raundet e para të votimit. Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.

Ish-kryeministri Enrico Letta, i cili kryeson Partinë Demokratike, kritikoi kandidimin e Berluskonit për president, duke e quajtur atë përçarës.

Berlusconi ka luftuar gjatë viteve me probleme të zemrës dhe të tjera shëndetësore.

Ai po ashtu u shtrua në spital si pasojë e COVID-19.

Miliarderi është dënuar për mashtrim në tatime në të kaluarën, për të cilën u përjashtua nga Senati. 

Kritika të tjera ai ka marrë edhe për mbrëmjet që kalonte me vajzat e reja, si edhe u akuzua se pagoi para për të kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, por gjykata e pushoi çështjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco