Aktori i njohur amerikan, Arnold Schwarzenegger u përfshi në një aksident të rëndë të premten në Los Angeles.
Përplasja ishte kaq e fortë, sa fuoristrada e madhe e aktorit përfundoi mbi një makinë tjetër. Të paktën një person u plagos në kokë.
Ish-guvernatori 74-vjeçar po udhëtonte me mjetin e tij GMC Yukon kur ndodhi përplasja. Drejtuesi i mjetit Toyota Prius përfundoi në spital me plagë.
Policia dyshon se fajtor për aksidentin është aktori.
© SYRI.net
Si mund të jetë Schwarzenegger fajtor, kur "Toyota" e kuqe ka hyrë në krahun e majtë të rrugës, në korsinë e GMX të zi. Në USA makinat ecin në anën e djathtë të rrugës. Në Angli do ishte fajtor Schwarzenegger :)