Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Ukraina: Rusia po rekruton mercenarë dhe po dërgon armë në Ukrainën lindore

Ukraina: Rusia po rekruton mercenarë dhe po dërgon armë në Ukrainën lindore

11:59, 21/01/2022
A+ Aa A-

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës tha të premten se Rusia është duke rekrutuar mercenarë në mënyrë aktive dhe duke i dërguar ata për trajnime intensive në zonat e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës.

Përmes një deklarata, inteligjenca ukrainase tha se karburante, disa tanke, artileri dhe mortaja janë dërguar në mënyrë sekrete në zonë nga Rusia, shkruan Reuters.

Ndryshe, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, do të zhvillojnë të premten bisedime në kohën e rritjes së shqetësimit se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën së shpejti.

Të mërkurën, sekretari i Departamentit të Shtetit e vizitoi Ukrainën, ku paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë për një kohë shumë të shkurtër. Të enjten, ai qëndroi në Berlin, ku u takua me zyrtarë gjermanë, britanikë e francezë për të diskutuar rreth gjendjes në Ukrainë dhe rrezikun nga Rusia.

Duke folur pranë homologut të saj amerikan, kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, u zotua për veprim të menjëhershëm kundër çfarëdo pushtimi rus dhe nuk e përjashtoi vendosjen e masave që, siç tha ajo, “do të mund të kishin pasoja ekonomike për ne”.

Të enjten, kryediplomati amerikan e paralajmëroi Moskën për pasoja të rënda, nëse forcat e saj e kalojnë kufirin me Ukrainën, shkruan BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco