Netflix po i afrohet objektivit të 222 milionë abonentëve, por nën pritshmëritë

Netflix po i afrohet objektivit të 222 milionë abonentëve, por nën pritshmëritë

10:03, 21/01/2022
A+ Aa A-

Netflix ka 221.8 milionë abonentë, ose pak më pak se 222 milionë, siç parashikohet nga platforma e njohur e transmetimit pas suksesit të serive të saj si Squid Game dhe Casa de Papel.

 

Mosarritja e numrit të parashikuar të abonentëve u ndëshkua menjëherë sot në Wall Street, pasi pas publikimit të rezultateve të Netflix në tremujorin e katërt, aksionet e atij grupi kalifornian humbën 12 për qind në tregtimin elektronik pas mbylljes së bursës.

Kompania priste një rritje të madhe të abonentëve në fund të vitit 2021, kur publikoi shfaqje të reja televizive dhe filma.

 Ajo kishte 8.28 milionë abonentë të rinj në tremujorin e katërt dhe analistët prisnin 8.39 milionë abonentë shtesë.

Ngadalësimi i rritjes së abonimeve ka çuar në një rënie të vlerës së aksioneve të kompanisë. Në tremujorin e katërt të 2020, kompania shtoi 8.5 milionë abonentë.

Netflix deklaroi gjithashtu se pret të shtojë 2.5 milionë abonentë në tremujorin e parë të 2022, krahasuar me 3.98 milionë të shtuar në tremujorin e parë të 2021.

Rezultatet tregojnë se kjo platformë e transmetimit të videove po përpiqet të tërheqë përdoruesit kur kufizimet e pandemisë lehtësohen dhe konkurrenca nga kompani të tilla si Apple dhe Disney është më e fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco