VIDEO/ Shpërthim i madh në Ganë, së paku 17 të vdekur

VIDEO/ Shpërthim i madh në Ganë, së paku 17 të vdekur

08:42, 21/01/2022
A+ Aa A-

Të paktën 17 persona kanë vdekur nga një shpërthim i madh afër një qyteze minerare në perëndim të Ganës, thanë zyrtarët e këtij shteti afrikan.

Policia thotë se një automjet që po transportonte lëndë shpërthyese për mihje u përplas me një motoçikletë afër qytezës Bogoso, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale shfaqën shtëllungë të madhe të tymit të zi mbi ndërtesa të shkatërruara dhe rrënoja përderisa banorët po bëjnë thirrje për ndihmë.

Ministri i Informacionit, Kojo Oppong Nkrumah, tha se të paktën 59 persona kanë pësuar lëndime dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, tha se ushtria është bërë pjesë e përpjekjeve urgjente, ndërsa agjencia për menaxhimin e fatkeqësive është ngarkuar me detyrën që t’u sjellë “lehtësim të shpejtë” banorëve.

Policia u bëri thirrje qytezave të zonës që t’i hapin shkollat, kishat dhe objektet tjera për t’i strehuar personat që kanë mbijetuar pas shpërthimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco