Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Presidenti i Ukrainës i përgjigjet Biden: Nuk ka ‘inkursione të vogla’

Presidenti i Ukrainës i përgjigjet Biden: Nuk ka ‘inkursione të vogla’

19:50, 20/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky reagoi ndaj komenteve të bëra nga homologu i tij amerikan, Joe Biden në lidhje me një ‘inkursion të vogël’ të Rusisë në vendin e tij.

Në konferencën për shtyp të mërkurën, Biden sugjeroi se një ‘sulm’ i vogël rus në Ukrainë do të sjellë një reagim më të dobët nga SHBA dhe aleatët.

Por Zelensky në një postim shkruan se nuk ka inkursione të vogla.

“Nuk ka inkursione të vogla. Sikundër nuk ka as viktima të vogla dhe pikëllim të vogël nga humbja e njerëzve të dashur,” shkroi ai.

Rusia ka dërguar mbi 100 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën. Vetë Biden tha se beson se Rusia do të ndërmarrë një sulm të shpejtë ndaj Ukrainës. Sipas tij, një sulm i vogël nuk do sjellë reagim të ashpër nga Perëndimi.

Më herët një zyrtar ukrainas, duke folur për CNN pas konferencë për shtyp, tha se “ky qëndrim potencialisht i hap dritën jeshile Putinit për të hyrë në Ukrainë sipas qejfit të tij”.

Edhe BBC në një analizë shkruan se kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje nëse Biden po i jep lejen Putinit për një inkursion të mundshëm. Më tej, BBC thekson se aleatët e NATO-s janë zemëruar për shkak se Biden foli hapur për dallimet mes aleatëve të NATO-s në lidhje me këtë çështje.

Disa orë përpara deklaratës së Biden, presidenti francez, Emmanuel Macron tha në Parlamentin Europian se europianët duhet të kryejnë dialogun e tyre me Moskën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco