Itali/ 188,797 raste të reja dhe 385 viktima nga Covid

Itali/ 188,797 raste të reja dhe 385 viktima nga Covid

18:09, 20/01/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 188,797 raste pozitive me koronavirus nga 1,110,266 teste të kryera.

Një ditë më parë, në vend u regjistruan 192,320 të infektuar nga 1,181,889 teste të kryera.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur po ashtu se brenda ditës u regjistruan edhe 385 raste fatale.

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë numri total i viktimave shkon në 142,590.

Sa i përket situatës në spitale, në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë shërbim spitalor 1,698 pacientë kurse 143,029 janë të shëruar. Shkalla e pozitivitetit është 17%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco