Rusia, Kina e Irani të premten nisin stervitje ushtarake të përbashkëta detare

Rusia, Kina e Irani të premten nisin stervitje ushtarake të përbashkëta detare

13:04, 20/01/2022
A+ Aa A-

Rusia, Kina dhe Irani do të mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake në det, i tha të enjten agjencisë ISNA një zyrtar për raporte me publikun në forcat e armatosura të Iranit.

Zyrtari iranian, Mostafa Tajoldin, shtoi se ushtrimi “Rripi i Sigurisë Detare 2022” do të zhvillohet në pjesën veriore të Oqeanit Indian dhe është ushtrimi i tretë i përbashkët detar mes këtyre tri shteteve.

Që nga ardhja në pushtet në qershor të vitit të kaluar, Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka zbatuar politika për thellimin e raporteve me Kinën dhe Rusinë. Në shtator, Irani u bë pjesë e Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, organizatë aziatike e sigurisë, e udhëhequr nga Pekini dhe Moska.

“Qëllimi i  këtij ushtrimi është që të forcohet siguria dhe themelet e saj në rajon dhe të zgjerohet bashkëpunimi shumëpalësh mes tri vendeve për t’i mbështetur së bashku paqen botërore, sigurinë detare dhe të krijohet një komunitet detar me të ardhme të përbashkët”, tha zyrtari iranian.

Forcat detare të forcave të armatosura të Iranit dhe Rojave Revolucionare do të marrin pjesë në këtë ushtrim, ku do të përfshihen veprime të ndryshme si shpëtimi i një anije që është duke u djegur, shpëtimi i anijes së marrë peng dhe sulmi ndaj caqeve në ajër gjatë natës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco