Ministri britanik: Duhet të mësohemi me Covid-in, mund të jetë gjithmonë me ne

Ministri britanik: Duhet të mësohemi me Covid-in, mund të jetë gjithmonë me ne

13:01, 20/01/2022
A+ Aa A-

Ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, tha të enjten se Britania duhet të mësohet që të jetojë me sëmundjen Covid-19, sepse ajo mund të jetë përgjithmonë e pranishme në popull, duke shtuar se vendi i tij është duke lëvizur para shteteve të tjera në kohën kur qeveria largoi disa masa kufizuese.

“Duhet të mësohemi që të jetojmë me të (Covidin). Fatkeqësisht, njerëzit vdesin edhe nga gripi: në një vit të keq me grip, ju fatkeqësisht mund të humbni rreth 20.000 jetë, por ne nuk e mbyllim tërë vendin tonë”, tha Javid për “Sky News”.

“Covidi nuk do të largohet. Do të jetë me ne për shumë, shumë vjet, ndoshta përgjithmonë, dhe ne duhet të mësohemi që të jetojmë me të. Mendoj se po e udhëheqim Evropën në tranzicionin nga pandemia në endemi dhe po e udhëheqim rrugën për t’i treguar botës se si mund të jetohet me Covid”, shtoi ai.

Ndryshe, Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha të mërkurën se maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në hapësira publike dhe pasaportat e Covid-it do të hiqen për organizimet e mëdha, shkruan ABC News.

Shefi i qeverisë britanike tha para deputetëve se kufizimet po lehtësohen për shkak se shkencëtarët qeveritarë mendojnë se ka gjasë që rritja e infeksioneve, e nxitur nga varianti Omicron, tashmë e ka arritur kulmin në nivel kombëtar.

Qeveria nuk po i këshillon më britanikët që të punojnë nga shtëpia, ndërsa përdorimi i maskave nuk do të jetë më i detyrueshëm në shkolla të mesme të ulëta nga e enjtja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco