Ukraina tërbohet me qëndrimin e Biden: I hapi dritën jeshile Putinit

Ukraina tërbohet me qëndrimin e Biden: I hapi dritën jeshile Putinit

10:11, 20/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi në konferencën e parë për shtyp të mërkurën se ai beson se Rusia do të ndërmarrë një sulm në Ukrainë.

Ai theksoi se në rast të një pushtimi të Ukrainës, do ketë sanksione shumë të rënda ndaj Rusisë.

Por ai i befasoi të gjithë kur tha se një ‘inkursion i vogël’ rus mund të marrë një përgjigje më të butë.

Ashtu siç pritej, deklarata e Biden ka tërbuar zyrtarët në Ukrainë.

Një zyrtar i këtij vendi, duke folur për CNN pas konferencë për shtyp, tha se “ky qëndrim potencialisht i hap dritën jeshile Putinit për të hyrë në Ukrainë sipas qejfit të tij”.

Edhe BBC në një analizë shkruan se kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje nëse Biden po i jep lejen Putinit për një inkursion të mundshëm.

Më tej, BBC thekson se aleatët e NATO-s janë zemëruar për shkak se Biden foli hapur për dallimet mes aleatëve të NATO-s në lidhje me këtë çështje.

Disa orë përpara deklaratës së Biden, presidenti francez, Emmanuel Macron tha në Parlamentin Europian se europianët duhet të kryejnë dialogun e tyre me Moskën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco