Vajza 6-javëshe e Johnson infektohet me Covid

Vajza 6-javëshe e Johnson infektohet me Covid

08:21, 20/01/2022
A+ Aa A-

Vajza e vogël e kryeministrit britanik, Boris Johnson, është infektuar me Covid-19. Sipas Daily mail, vogëlushja 6-javëshe e kaloi rëndë virusin dhe tani po shërohet.

Javën e kaluar u njoftua se një anëtar i familjes Johnson ishte sëmurë nga Covid, megjithatë nuk dihej nëse bëhej fjalë për vajzën e vogël të  kryeministrit.

Kryeministri britanik është martuar dy herë në të kaluarën dhe nuk pranon të thotë saktësisht se sa fëmijë ka. Ai ka katër fëmijë me gruan e tij të dytë, Marina Wheeler.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco